U ble për 6 dollarë, por guri i shahut vlen miliona dollarë
07 qershor 2019
| 11:23
Kur një tregtar antikësh në Skoci bleu një gur shahu të fildishtë për 6 dollarë në vitin 1964, me shumë mundësi nuk e dinte se kishte marrë një prej gurëve të shahut më të famshëm në botë.
I ruajtur në një sirtar për 55 vjet, i quajtur Lewis Warder, mund të ketë një vlerë deri në 1.3 milion dollarë në ankand.
Vlerësimi u bë pasi familja e pronarit të ndjerë e çoi gurin e shahut në shtëpinë e ankandit Sotheby në Londër.