U braktis në vitin 2010, gjendet varka në mes të Oqeanit Indian
04 janar 2019
| 10:55
Pothuajse nëntë vjet pasi u braktis në Oqeanin Indian, një varkë që i përkiste një adoleshenteje është gjetur.
Amerikanja Abby Sunderland ishte vetëm 16-vjeçare kur tentoi të bëhej personi më i ri që lundron rreth botës në vitin 2010.
Por, ndërsa tentoi ta arrinte rekordin, një stuhi e madhe dëmtoi varkën e saj. Vajza u shpëtua më shumë se 3.220 km nga brigjet e Afrikës dhe Australisë. Jahti u zbulua të hënën, i kthyer përmbys në oqean.