U bullua për shkak të emrit, aktori i dhuron një makinë shkrimi vogëlushit

24 prill 2020 | 12:38

Pas rekuperimit nga Covid 19, aktori amerikan Tom Hanks ka bërë një gjest që është vlerësuar shumë. Ai i ka dhuruar një makinë shkrimi një vogëlushi australian, i cili është bulluar nga shokët për shkak se quhet Corona.

Aktori amerikanTom Hanks ka bërë të lumtur një fëmijë asutralian, duke treguar edhe njëhërë se ka një zemër të artë.

Vogëlushi, i cili është bulluar nga miqtë e tij për shkak të emrit Corona është surprizuar pasi aktori i ka shkruar një letër, si dhe i ka dhuruar një makinë shkrimi të llojit “corona” 8-vjeçarit.

Fillimisht ishte Corona De Vries, i cili i shkroi aktorit një letër kur në media u bë publikua lajmi se Hans dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson ishin infektuar me Covid 19, gjatë qendrimit të tyre në Queensland.

“Dëgjova në lajme se ju dhe gruaja juaj jeni prekur nga koronavirusi. Jeni mirë”- shkruante djaloshi, i cili më tej i rrefente aktorit se fillimisht i pëlqente emri i tij, por tani shokët kanë filluar ta vënë në lojë dhe ta thërrasin koronavirus.

“Unë trishtohem shumë dhe mërzitem kur njërëzit më quajnë kështu”, shprehej 8-vjeçari në letrën drejtuar Hanks.

Në përgjigje aktori, fitues i çmimit Oscar i shkruante vogëlushit:

“I dashur miku im Corona! Letra jotë më bëri të ndjehem shumë mirë mua dhe bashkëshorten time, faleminderit që je një mik kaq i mirë! Ti je i vetmi person që unë njoh me emrin Corona, ashtu si unaza rreth diellit, një kurorë”, shkruante aktori i cili bashkangjitur me këto fjalë, i dërgoi djaloshit edhe një makinë shkrimi të llojit corona, bashkë me shënimin.

“Mendova se kjo makinë shkrimi do të përshtatet. Unë e kisha me vetë në Bregun e Artë, dhe tani, është përsëri me ty. Pyet një të rritur se si funksionon. Dhe pres të më shkruash përsëri.”

Hanks dhe bashkëshortja e tij Wilson pas rekuperimit nga Covid 19 për tre javë në Australi janë rikthyer sërish në Shtetet e Bashkuara./oranews/

https://www.instagram.com/p/B92X8mjh159/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori 23-vjeçar i Montpellier, Junior Samba i cili ishte lojtari…