U.d. presidentja Osmani viziton Shqipërinë

15 dhjetor 2020 | 11:22

U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nga data 16-18 dhjetor do të qëndrojë në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prejse e ka marrë detyrën.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, u.d presidentja e Republikës së Kosovës, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh, raporton “Epoka e re”.

Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30, u.d presidentja do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Kurse, në orën 15:30, u.d presidentja, do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 u.d presidentja Osmani do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

Ndërsa në orën 10:15, u.d. presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ndërkaq, në orën 12:30, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, u.d. presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

Kurse, në orën 11:45, u.d presidentja Osmani do të ketë takim me ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një punëtore në një bankë në Ferizaj, ka raportuar se…