U dehën aq keq sa blenë hotelin
14 tetor 2018
| 12:54
Të gjithë bëjnë çmenduri kur dehen, por pak veta blejnë hotelin ku pushojnë. Një çift 35-vjeçarësh nga Londra ishin për muaj mjalti në Sri Lanka dhe te hoteli ku pushonin ata zunë shumë miqësi me stafin.
Në një prej atyre ditëve, pas 12 gotash rum, ata panë që hotelit po i mbaronte kontrata e përdorimit, ndaj vendosën ta blejnë biznesin për tre vjet, me një kosto gati 40 mijë dollarësh në total.
Çifti firmosi dokumentet, edhe pse çdo gjë u zhvillua në një gjuhë që nuk e merrnin vesh.