U dërgua pa shenja jete në Urgjencën e Podujevës pasi u ndoq nga qentë, Policia flet për rastin e 76 vjeçares

26 shkurt 2025 | 21:24

Policia e ka hapur rastin si “hetim mbi vdekjen” për gruan që vdiq sot në Podujevë, e cila dyshohet se pësoi sulm në zemër nga frika e ndjekjes së qenve.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha për Express se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Sot në stacionin policor të Podujevës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Hetuesit policor, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës (femër) me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti për Express.

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Podujevës, Adelina Stublla, gjatë ditës tha se 76-vjeçarja nga Obrança e Podujevës nuk ka pasur shenja të kafshimit nga qentë, por ka pësuar sulm në zemër si pasojë e frikës nga qentë.

“S.S 1949 Obrançë rreth orës 14:15 dërgohet në urgjencë pa shenja jete. Sipas informacioneve të stafit shëndetësor e njëjta nuk ka pas askund gjurmë kafshimi apo lëndimi nga qentë por ka pësuar sulm nga frika e ndjekjes së tyre. E ndjera është reanimuar rreth 40 min, është intubuar por edhe përkundër rikthimit në jetë nuk i ka mbijetuar sulmit.”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga gjithsejt 385 votues në konsullatën e Kosovës në Norvegji,…