U dërgua për shërim në Turqi, por COVID-19 i merr jetën ish-kryebashkiakut të Lushnjes

18 gusht 2020 | 11:51

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Albert Sanxhaku ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Burime bëjnë me dije se Sanxhaku kishte disa ditë që ishte prekur nga Covid-19 dhe pas shtrimit në Spitalin Infektiv u dërgua drejt Turqisë për një trajtim më të mirë.

Ai ka ndërruar jetë në Turqi mesnatën e kaluar duke mos e fituar dot betejën me virusin vdekjeprurës. Sanxhaku ka qenë kryetar i bashkisë së Lushnjes përgjatë viteve 2007 – 2011

Sanxhaku i fitoi zgjedhjet me logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, së fundmi zëvendës i fondit të kujdesit shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror ka qenë…