U deshën 5 vite për këtë moment! Miliarderi i famshëm i propozon partneres për martesë
Miliarderi i famshëm, Jeff Bezos, i ka propozuar partneres së tij, Lauren Sanchez, pas gati pesë vitesh lidhje.
Çifti aktualisht ndodhet në jug të Francës, ku kanë mbërritur për Festivalin e Filmit në Kanë. Gjatë këtyre ditëve, ata kanë organizuar disa festa për miqtë e ngushtë në jahtin e tij luksoz prej 500 milionë dollarësh.
“Çdo ditë më frymëzon dhe më bën një person më të mirë. Ai është njeriu më i mrekullueshëm që njoh”, ka thënë Lauren për partnerin e saj në një intervistë për revistën The Wall Street Journal.
Ndërkohë kujtojmë se ata u takuan përmes ish-bashkëshortit të saj, Patrick Whitesell, i cili punon si menaxher i shumë personazheve të famshëm.
Disa nga kompanitë mediatike ku ajo ka punuar janë: FOX, Good Day L.A., Extra, kurse ndër emisionet që i ka drejtuar janë: “The View”, “Showbiz Tonight” dhe “So You Think You Can Dance”.
Nga ana tjetër, Bezos nisi romancën me të fejuarën e tanishme, pasi i dha fund lidhjes me MacKenzie Tuttle, me të cilën ishte i martuar për 25 vite.