U diagnostikua me kancer/ Kate Middleton mund të mos kthehet më kurrë në rolet e saj publike

21 gusht 2024 | 12:00

Viti 2024 nuk ka qenë aspak i lehtë për princeshën Kate, sidomos pasi ajo zbuloi diagnozën e sëmundjes së kancerit në muajin mars.

Teksa burime shumë pranë familjes mbretërore thonë se princesha e Uellsit po e përballon shumë mirë trajtimin e kimioterapisë kundër kancerit, sërish këto muaj kanë qenë më të vështirët në jetën e Kate dhe William.

Sipas një burimi pranë “Radar Online”, Kate Middleton mund të mos kthehet kurrë më në rolet e saj publike pranë familjes mbretërore. Madje, po i njëjti burim u shpreh se ajo po e “rivlerëson” rolin e saj në sasisë e detyrave dhe angazhimeve me kohë të plotë, pikërisht prej faktit që është pjesë e familjes mbretërore.

Gazeta citoi gjithashtu gazetarin Dan Wootton, i cili u shpreh se: “Kate vazhdon të jetë e sëmurë, por ajo është e vetëdijshme për rolin e saj, ndërsa prioritetet kanë ndryshuar dukshëm që pas sëmundjes.”

Duket se Kate ka nisur të reduktojë daljet në sytë e publikut dhe me shumë mundësi ajo do të rikthehet me orar të reduktuar në disa nga angazhimet më të rëndësishme.

Teksa roli i Kate mund të ndryshojë pas diagnozës së kancerit, ajo është ende pjesë qendrore e familjes mbretërore. Duke folur për revistën “OK!”, gazetarja e njohur e BBC-së, Jennie Bond foli për të ardhmen e saj si mbretëreshë, për të cilën thuhet se Kate është gati. “Unë mendoj se duhet të jesh shumë e fortë për të mbijetuar në familjen mbretërore, pasi ka në sistem hierarkik gati frikësues,” tha ajo.

Sipas Bond, princesha Kate ka besim tek vetja si mbretëresha e ardhshme e Anglisë dhe gjithçka tjetër që do të sjellë ky rol për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klea Prenga, vajza e cila u dhunua mbrëmjen e 6…