U dorëzuan stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë

01 shkurt 2022 | 16:49

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, të martën kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë, në mesin e tyre edhe dy femra, Lumnije Muhadri dhe Florentina Kallaba.

Paraqitjet e mira të gjyqtarëve tanë në arenën ndërkombëtare kanë bërë që FIFA t’i konfirmojë stemat për: 3 gjyqtarë kryesorë, 7 asistentë si dhe 3 gjyqtarë të futsallit.

Vlen të theksohet se që nga ky vit, në bazë të kategorizimeve që bën UEFA, gjyqtarët kryesorë dhe ata të futsallit janë avancuar në kategorinë e dytë. Kryetari Ademi i përgëzoi gjyqtarët për përkushtimin dhe punën e mirë dhe i uroi që në të ardhmen të ketë sa më shumë gjyqtarë kosovarë me stemë të FIFA-s. Ademi u shpreh se të gjithë e kanë merituar rikonfirmimin e FIFA-s dhe uroi që ata me punën e tyre të jenë shembull në rajon e më gjerë.

Ndër të tjera, i pari i FFK-së tha se me implementimin e teknologjisë VAR, gjyqtarëve u është lehtësuar puna duke u zvogëluar edhe mundësia për gabime.

Gjyqtarë kryesorë

Genc Nuza
Visar Kastrati
Besfort Kasumi

Asistentë

Lumturije Muhadri
Fatlum Berisha
Bujar Selimaj
Fatmir Sekiraqa
Edmond Zeqiri
Besnik Morina
Granit Hyseni

Gjyqtarë të futsallit

Besar Beqiri
Besart Ismajli
Florentina Kallaba

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rihapur Qendra e Mjekësisë Familjare në Likoc, pasi ishte…