U ekzekutua me pije në dorë sa doli nga marketi në Lezhë, viktima ende i shtrirë në tokë

19 korrik 2023 | 19:35

Nikolin Marku (Lekstakaj) është viktima e një atentati me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 18:30 në Balldre të Lezhës.

42-vjeçari është ekzekutuar në derën e një marketi në Balldre, sapo kishte blerë një pije freskuese. Në momentin që ai ka dalë te dera e marketit, persona ende të paidentifikuar, dyshohet dy persona, e kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë nga vendi i ngjarjes. Ata kanë qenë të maskuar teksa njëri ka qëlluar me armë zjarri drejt 42-vjeçarit ndërsa tjetri ka qëndruar në timon të makinës. Dyshohet se autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim Markun, i cili kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia.

U ekzekutua me pije në dorë sa doli nga marketi, pamje të

Trupi i viktimës, Nikolin Marku (Lekstakaj) i mbuluar me çarçaf

Dyshimet kryesore janë te vrasja për shkak të gjakmarrjes, kjo pasi fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1996.

Ardian Nikulaj u ekzekutua në prill të këtij viti në lokalin e tij në Lezhë. Policia zbuloi se organizatori, porositësi dhe financuesi ishte Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj. Ai pagoi tre britanikë dhe një portagez për kryerjen e atentatit.

Ndërsa 42-vjeçari i ekzekutuar sot, Nikolin Marku (Lekstakaj) është viktima e gjashtë e gjakmarrjes mes dy fiseve.

Informacioni paraprak i dhënë nga Policia:

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit sot luan për një kapitull të ri…