U fotografua duke darkuar me Donald Trump, këngëtarja e njohur “kryqëzohet” nga fansat: Nuk është mirë mendërisht
Ka mjaftuar një foto në rrjet që të shkaktonte reagime të ashpra ndaj këngëtares së njohur, Holly Valance. Kjo e fundit ka darkuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe politikanin konservator britanik, Nigel Farage .
Me ish-yllin e “’Neighbors” ishte edhe bashkëshorti i saj miliarder, Nick Candy, të cilët shijuan darkën në resortin Palm Beach të Trump, Mar-a-Lago. Një fotografi e tyre bëri menjëherë bujë në rrjet dhe shumë fansa u zotuan se nuk do t’i dëgjonin më kurrë hitet e 38-vjeçares si “Kiss Kiss”.
“Unë do të përdor albumin “State Of Mind” të Holly Valance të vitit 2003 për të shprehur mendimet e mia për këtë foto…” shkroi në “Twitter” drejtori i teatrit Peter Holland.
“Holly Valance është një fanse e Farage dhe Trump. Do të duhet ta fshij atë nga listat e këngëve, zemërthyer”, ka komentuar një ndjekës.
“Ne kemi humbur Holly Valance. Është e qartë se ajo nuk është mirë mendërisht”, shtoi podkasteri i muzikës pop Bradley Stern i Legends Only.
“Daily Mail” shkruan se çifti, i cili u martua në vitin 2012, gëzon një mënyrë jetese luksoze dhe më parë jetonte në një apartament dykatësh në Hyde Park me vlerë 175 milionë paund, duke e bërë atë apartamentin më të shtrenjtë në Britani.
Nick dhe Holly që atëherë janë zvogëluar në një rezidencë me vlerë 10 milionë paund në Cotswolds, të cilën e rinovuan së fundmi. Vitin e kaluar, Nick i dhuroi Holly-t një super jaht prej 26 milionë paundësh.