“U frymëzova nga një rit në kohën e Skënderbeut”, Mentor Haziri flet për albumin e ri
Këngëtari i njohur, Mentor Haziri ka lancuar albumin e tij të ri me titullin “Zani”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se është frymëzuar nga folklori ynë, veçanërisht nga dy legjenda një Theth dhe një në Vuthaj. Sakaq, Mentori ka theksuar se kjo e ka bërë që të vij shumë ndryshe.
“Është rikthim te rrënjët tona, më ka bërë përshtypje shumë shkuara në Theth para disa vitesh dhe në fshatin Vuthaj, po ashtu, ku kam dëgjuar shumë për histori të lashta shqiptare, sidomos për një rit të vjetër të kohës së Skenderbeut, i cili quhet ‘gjama e burrave’. Është një rit shumë interesant ku në mënyrë drakonike, të vjetrit përcjellin për në botën e amshueshme familjarin i cili vdes dhe e vendosin te rrënjët e një lisi. Edhe mënyra se si e përcjellin atë në botën e amshueshme është e jashtëzakonshme. Shumë pak dimë për këtë dhe këto rite, një prej të cilave është edhe vajza e Vutheve, është një legjend në fshatin Vuthaj, ku në kohën e Iliris një nga zanat që ka qenë komandante e asaj lufte, vjen Bajlozi i Zi për ta marrë nga Ulqini, mirëpo ai lufton me ushtarët e vetë dhe për të mos rënë në dorë të tij, sakrifikohet nga maja e malit. Legjenda kështu thotë në fshatin ku kam qenë unë dhe më kanë bërë shumë përshtypje disa nga këto fenomene që të kthehem te rrënjët dhe të zbuloj më shumë dhe të vij pak më ndryshe, edhe të vij me këtë album që e ka emrin ‘Zani’”, u shpreh këngëtari./abcnews.al