U fut në kopsht, vrau edukatorin, dy prindër dhe tre fëmijë, arrestohet sulmuesi
Gjashtë persona janë vrarë, kurse një tjetër u lënduar në një kopsht të fëmijëve në provincën kineze Guangdong.
Sipas informacioneve të para të policisë, janë vrarë një edukator, dy prindër dhe tre fëmijë, transmeton Telegrafi.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 7:40, kurse i dyshuari është arrestuar 20 minua pas sulmit, raporton BBC.
Policia nuk ka zbuluar kurrfarë detaje për viktimat e as për sulmin. France Press gjithashtu raporton se viktimat janë, një edukator, dy prindër dhe tre fëmijë.
Sipas policisë kineze, është arrestuar një 25-vjeçar me mbiemrin Wu në qytetin Liandiang. Motivi i sulmit po hetohet, por policia beson se sulmi ishte planifikuar.
Sulme të tilla kanë filluar të shpeshtohen në Kinë viteve të fundit.
BBC kujton rastin e gushtit të vitit të kaluar, kur një sulmues u fut me thikë në një kopsht në provincën Diangksi duke vrarë tre persona dhe lënduar gjashtë tjerë.