U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë, detaje nga vrasja e shqiptarit në Gjermani! Media: Autorët janë turq
Detaje të reja kanë në dritë në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Reols Hysneli, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në afërsi të banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen, një zonë rreth 40 km larg Hamburgut, të shtunën e 25 nëntorit 2023.
Fillimisht, autorësinë e vrasjes e mori përsipër një 17-vjeçar nga Kukësi, por dëshmia e tij jo e plotë bëri që policia të vazhdonte hetimet.
Tashmë policia dyshon se i riu është vrarë nga 2 shtetas turq, të cilët janë vënë nën hetimet për lidhjen e tyre me ngjarjen.
Viktima shqiptare u gjet i pajetë dhe i mbështjellë me letër alumini. Sipas medive të huaja, autoritetet gjermane zbuluan 2 turqit të identifikuar si Selami C. dhe Ferhat K., duke gjurmuar se ku ishte blerë letra e aluminit, më të cilën ishte mbështjellë shqiptari.
Policia turke ka shpallur në kërkim të dyshuarin Selami C.
Sipas BILD, një nga pistat kryesore të hetimit është një përplasje për tregtinë e drogës.