![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/Rrufeja-foto-ilustrim-650x358-1-600x358-1.jpg)
U godit nga rrufeja, vdes 20-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
31 maj 2024
| 12:26
Është raportuar se një 20-vjeçar nga Radovisha e Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë mbrëmë pasi është goditur nga rrufeja.
“Rreth orës 20:00 në stacionin e policisë në Radovish është raportuar se në ora 19:30 në një livadh në vendin e quajtur ‘Vodovod’ në Radovish, nga goditja e rrufesë ka ndërruar jetë R.M. (20), ndërsa ka mbetur i plagosur Z.M. (23), të dy nga Koxhaleva”, ka njoftuar policia, shkruan “Klan Macedonia”.