U goditën nga orteku, tre skiatorë humbin jetën në Alpet e Italisë
13 janar 2025
| 15:20
Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me helikopter në spital.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, orteku “shpërtheu” rreth orës 12:30 në anën lindore të Punta Valgrande, një majë në Alpet Leopontine, në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës.
Skiatorët që vdiqën “u tërhoqën zvarrë” poshtë malit me borë për disa qindra metra nga vendi ku ata kishin bërë ski në mbi 2,800 metra.
Një alarm ishte lëshuar në zonën mbi 2,100 metra, i cili paralajmëroi për “rrezik të konsiderueshëm orteku”.