U hap Festivali “Mitrovica International Jazz Days”
Mbrëmja e djeshme shënoi hapjen spektakolare të edicionit të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, një ngjarje muzikore e shumëpritur në qytetin e Mitrovicës.
Organizuar nga këngëtarja dhe producentja Rona Nishliu, festival ky që rrethonte veten me një atmosferë të magjishme të tingujve të jazz-it.
Në hapjen zyrtare, ishin të pranishëm, kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, kryesuesja e KK-së, Vesa Broja, drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, ambasadori i SHBA-së, Jeffrey M. Hovenier, zv/ambasadori Italian në Kosovë, Ugo Ferrero, përfaqësues të Unionit të Bashkive dhe shumë qytetarë.
Artisti ndërkombëtar Richard Bona përcjellur nga një grup muzikantësh të jashtëzakonshëm nga Kosova dhe rajoni, sollën në skenë një përzierje të tingujve të tij me ndjenjën autentike të zhanrit jazz.
Me notat e tij melodike dhe improvizimet e shkëlqyera, Bona bëri që publiku të ndihet pjesë e një përvoje muzikore të jashtëzakonshme.
Kombinimi i artistëve ndërkombëtarë dhe lokalë krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme, ku muzika dhe kultura u bashkuan për të krijuar një ngjarje që do të kujtohet për një kohë të gjatë.
Hapja e festivalit “Mitrovica International Jazz Days” u bë një shenjë e fuqishme e potencialit të qytetit për të mbajtur ngjarje të nivelit ndërkombëtar dhe për të promovuar artin dhe kulturën e Kosovës.