U hap kufiri Shqipëri-Kosovë, kalimi pa asnjë kontroll policor

25 qershor 2022 | 16:09

Sot nisi zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentash apo policor.

Marrëveshja u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive.

Në këtë mbledhje është rënë dakort që çdo fundjavë nga një qershori deri më 30 shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë asnjë ndalesë në kufi.

Sot qytetarët e Kosovës që vijnë për të pushuar në brigjet e bregdetit të Shqipërisë e kanë kaluar kufirin pa asnjë ndalesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së…