U hap virtualisht nga Kurti, konferenca e MAShTI-t ndërpritet nga studentët – kërkojnë përjashtimin e Xhevat Krasniqit

26 prill 2024 | 11:39

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë ka organizuar konferencën STEMinists’24, e cila mbledhë gratë dhe vajzat nga fushat STEM që të shpalosin arritjet e tyre.

Këtë vit, kjo konferencë është ndërprerë në gjysmë nga një grup studentësh të cilët kanë kërkuar largimin e profesorit Xhevat Krasniqi nga Universiteti i Prishtinës.

Konferenca është ndërprerë kur rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka marrë fjalën. Ai është pyetur lidhur me rastin e denoncimit nga 27 studente të profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Derisa, këtë konferencë e ka hapur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një videoje.

“Të dashura STEMiniste ju përshëndes nga Berlini i Gjermanisë, me keqardhje që nuk jam i pranishëm sot jam mirënjohës për zhvillimet që po na e mundësojnë komunikimin fal teknologjisë. Janë të shumta gratë dhe vajzat të apasionuara pas shkencës e të paktë ata që i njohin arritjet e tyre. Si STEMinist vazhdojmë ta mbështesim fushën STEM”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nevzat Peci shpall te pavlefshem diplomen e shkolles se mesme…