U HARRUA PLISI I RAMIZ CERNICËS, AS AKADEMIK MEHMET HALIMI MË NUK E PËRMEND
Ismet Sylejmani
Më 28 Nëntor 2023, në Gjilan, në një ceremoni solemne u inaugurua Shtatorja e Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Më 11 Dhjetor 2023, në gazetën “Epoka e Re” u botua shkrimi i Akademik Mehmet Halimit, “Ramiz Cernica – Simbol i Bashkimit Kombëtar”!
Shkrimi apo fjalimi i palexuar i Akademik Mehmet Halimit, sepse tingllon edhe si i tillë, pra si fjalim, është një shkrim që do të ishte i natyrshëm dhe të cilin secili do ta lexonte me padurim, kur ai i dedikohet Simbolit të Bashkimit Kombëtar, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Por në këtë shkrim të gjatë që është 13 faqe, jo vetëm që nuk është as hija e shkrimit të Mehmet Halimit të 5 Korrikut 2023, që natyrisht edhe nuk do të duhej të ishte, por askund nuk përmendet PLISI i Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!
Si është e mundur që një shkrim prej 13 faqesh, i shkruar nga Daja Mehmet Halimi, dhe askund të mos përmendet PLISI i Ramiz Cernicës, për të cilin u bë aq shumë polemike dhe u shkatërruan disa nga urat e miqësisë nga një pjesë e familjes së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica me mua Ismet Sylejmanin!
Nëse PLISI ishte aq shumë i rëndësishëm, aq sa pa të cilin Ramiz Cernicës do t’i falsifikohej identiteti i personalitetit historik, pse në shkrimin e Akademik Mehmet Halimit të datës 7 Dhjetor 2023, të publikuar në portalin e gazetes “Epoka e Re”, mungon totalisht, pra nuk përmendet asnjëherë!!!
U harrua PLISI!!!
Krejt në fund e falënderoj Dajën Mehmet Halimi, i cili në shkrimin e Tij për Tribunin e Kombit Ramiz Cernica, ndonëse më ka lënë të fundit për nga radha, që nuk do të duhej, megjithatë më ka falenderuar për: “…merita dhe angazhim maksimal për ngritjen e shtatores së Ramiz Cernicës…”!
Prishtinë, 13 Dhjetor 2023!