U helmuan me monoksid karboni, vdesin 12 persona në një qendër skijimi në Gjeorgji
16 dhjetor 2024
| 11:11
Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur nga helmimi me monoksid karboni në një qendër skijimi në Gjeorgji, sipas policisë së këtij shteti.
Trupat e 11 të huajve dhe një shtetasi gjeorgjian u gjetën në një zonë për fjetje mbi një restorant në qendrën e skijimit “Gudauri”, në pjesën veriore të vendit, sipas zyrtarëve, raporton televizioni BBC
Policia tha se “testet preliminare nuk tregojnë ndonjë shenjë të dhunës ndaj trupave” dhe duket se rasti ishte aksidental, raportoi agjencia franceze e lajmeve, “AFP”.
“Gudauri” është qendra më e madhe dhe më e lartë e skijimit në shtetin që dikur ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik.