U hidhnin fëmijëve ilaç gjumi në ushqim, arrestohen 4 punonjëse në një çerdhe
SHBA- Katër punonjëse të çerdheve në New Hampshire u arrestuan pasi dyshohet se kishin futur suplementin e gjumit, melatonin në ushqimin e fëmijëve. Arrestimet erdhën pas një hetimi që nëntorin e 2023 në një qendër ditore në Manchester, New Hampshire.
Autoritetet u thirrën për të hetuar një raport të “praktikave të pasigurta që ndodhin” në çerdhen në fjalë. Pas një hetimi gjashtë mujor, policia zbuloi se fëmijëve u jepej fshehurazi melatonin pa dijeninë apo pëlqimin e prindërve.
Policia përfundimisht arrestoi pronaren e çerdhes së bashku me tre nga punonjësit e saj. Të katër gratë përballen secila me 10 akuza për rrezikim të fëmijëve. Momentalisht nuk dihet se sa fëmijë kishin marrë melatonin ose për sa kohë.
Policia zbuloi gjithashtu se çerdhja ishte e palicencuar, megjithëse është e ligjshme në shtet që të funksionojë një çerdhe pa leje për sa kohë që aty nuk strehohen më shumë se tre fëmijë në të njëjtën kohë. Melatonina shitet pa recetë. Megjithatë, efektet e tij afatgjata te fëmijët nuk dihen gjerësisht.Rreth 7% e vizitave të departamentit të urgjencës në SHBA midis 2012 dhe 2021 përfshinin fëmijë që gëlltitën aksidentalisht melatonin.