U hodh dje nga ndërtesa e Infektivit, sot ndërroi jetë
11 nëntor 2020
| 08:47
Një ditë pasi u hodh nga kati i dytë i Spitalit të Infektives, ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeç Reshat Grendi, i cili ishte duke marrë trajtim pasi ishte infektuar me Covid-19. Pavarësisht prej përpjekjeve për ta shpëtuar, 69 vjeçi nuk ka mundur të jetojë.
Ai ishte shtruar vetëm një ditë më parë në spitalin Covid-1. Hedhja e 69 vjeçit nga Fieri është rasti i katërt brenda pak kohësh. Më herët tre pacientë të tjerë kanë ndërmarrë aktin e rëndë duke u vetëhedhur nga Sanatoriumi.