U hodh nga kati i dytë i Infektivit, ndërron jetë 69-vjeçari me Covid
11 nëntor 2020
| 10:33
R.G 69-vjeçari i infektuar me Covid-19 i cili u hodh ditën e djeshme nga kati i dytë i spitalit infektiv në Tiranë, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e djeshme, në spitalin ‘Covid 1’ (QSUT), në kryeqytet. Top Channel mëson se pacienti R.G, 69-vjeçar, është hedhur nga kati i dytë i spitalit, ku për shkak të plagëve të shumta të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.
Ky është rasti i katërt që pacientë të infektuar hidhen nga lartësia e spitalit ku trajtoheshin me Covid-19.