U hodh shorti për edicionin e ri në dy grupet e Ligës së Parë

30 korrik 2024 | 14:07

Sot, në selinë e FFK-së, në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2024/25 në Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës në futboll.

Në emër të FFK-së, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili ka uruar klubet për një organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave në edicionin e ri.

Në bazë të shortit të tërhequr, në javën e parë do të ballafaqohen:

Grupi A:

Liria – Trepça
Rahoveci – Rilindja
Trepça ’89 – Istogu
Mitrovica – Vëllaznimi
Drenica – FC Besa

Grupi B:

Ramiz Sadiku – Vushtrria
Prishtina e Re – 2 Korriku
Fushë Kosova – Dinamo
Vjosa – Flamurtari
KEK-u – Kika

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues…