Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit të edicionit të ri 2023-2024, për Ligën e dytë, Superligën e kadëteve, Superligën e juniorëve dhe Ligën e parë të juniorëve.
Shorti u tërhoq në praninë e kryetarit të Komisionit të Garave të këtyre ligave, Ardian Llumnica, administratorëve të ligave dhe përfaqësuesve të klubeve. Edicioni i ri i garave në Ligën e Dytë dhe në Superligën e juniorëve e kadetëve fillon më 26 gusht, derisa në Ligën e Parë të juniorëve më 2 shtator.
Në bazë të shortit të tërhequr, në javën e parë takohen:
Liga e dytë
Rilindja – Lepenci
Mitrovica – Arbëria
Deçani – Behar
Podujeva – Opoja
Tefik Çanga – Dardania
Dardanët – Fortuna 2020
KEK-u – Kosova P
Prizreni – Sharri
Superliga e kadetëve
Vushtrria – Drenica
Prishtina – Kurda
Trepça – Ramiz Sadiku
Llapi – Gjakov
Gjilani – Roni 19
Trepça’89 – Feronikeli 74
Ulpiana – 2 Korriku
Ferizaj – Ballkani
Superliga e juniorëve
Ferizaj – Ballkani
Fushë Kosova – Trepça’89
Vushtrria – Ramiz Sadiku
2 Korriku – Prishtina
Drita – Suhareka ’23
Istogu – Vjosa
Trepça – Llapi
Gjilani – Flamurtari
Liga e parë e junorëve
Drenica – Feronikeli 74
Top Football – Rilindja
Dukagjini – Malisheva
Vëllaznimi – Prizreni
Roni19 – Podujeva
Liria, pushon