
U hodh shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës për femra
25 prill 2025
| 15:58
Në praninë e përfaqësuesve të klubeve të premten është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Dy skuadrat lidere te Superligës, Dukagjini dhe Mitrovica iu shmangën përballjes në këtë fazë.
Dukagjini në short tërhoqi për kundërshtar skuadrën kryesuese të Ligës së Parë, Prishtinën, derisa Mitrovica do të ballafaqohet me Malishevën. Ndeshjet e para zhvillohen më 7 maj në Klinë e Malishevë, ndërsa ato të kthimit në Prishtinë e Mitrovicë, më 14 maj.