“U hodhëm nga kamioni e shpëtuam”, Gramoz Berisha rrëfen tmerrin e masakrës së familjes

27 mars 2025 | 00:11

Gramoz Berisha, i mbijetuar nga masakra e Suharekës, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Politiko”, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar nga kriminelët serbë.

Në kohën kur ndodhi masakra mbi familjen 49 anëtarëshe, Gramozi ishte vetëm tetë vjeç.

Ai, bashkë me të ëmën, Vjollcën, dhe gruan e axhës, Shyhreten, arriti të mbijetonte. 

“Fëmijët në leste i merrshin me i bartë edhe me i gjujtë në kamion. Kur e kemi kuptu që po dojnë me na nxjerrë prej lokalit, atëherë gruaja e axhës, Shyhretja, i thotë djalit të axhit, Altinit, banu si i vdekun edhe nuk e marrin vesh që jeni gjallë,” ka rrëfyer Berisha. 

Por jo të gjithë anëtarët e familjes patën të njëjtin fat. 

“Në momentin që kanë hy brenda e kanë vërejt Altinin, 9-vjeçar, që o tu i lujt damari edhe e kanë vra,” ka treguar ai në “Politiko”.

Pas përfundimit të luftës, Gramoz Berisha, së bashku me nënën e tij, ka jetuar tek dajët, ndërsa nëna e tij nuk është kthyer ende në shtëpinë ku jetonin para luftës. 

Berisha ka shokuar me detaje tronditëse gjatë intervistës, duke zbuluar fatin makabër të trupave të familjarëve të tij. 

“Pasi që janë varrosë në varreza masive në Lubishtë, në afërsi të Prizrenit, të nesërmen ata trupa janë nxjerrë dhe janë dërguar me kamionë frigoriferë në lumin Danub në Serbi. Në momentin kur janë zbulu në Danub, janë dërgu në Batajnicë,” ka thënë ai. 

Sot, Gramoz Berisha shërben si diplomat i Kosovës në Gjermani. Ai shprehet i gatshëm të dëshmojë për krimet e luftës në Kosovë, duke theksuar se gjenocidi i kryer nga serbët ende nuk ka marrë epilog.

https://youtu.be/sthBY9JWexE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës…