U hodhën në ujë sapo dëgjuan se ka të infektuar në bord

10 prill 2020 | 09:24

Kur dëgjuan se në bord ka të infektuar me COVID-19, paniku i përfshiu pasagjerët e një trageti që po ankorohej në Maumere të Indonezisë, pas shpërndarjes së një thashetheme se në bord kishte persona të infektuar me koronavirus.

Menjëherë shumë prej tyre, të përfshirë nga histeria, u hodhën nga trageti në ujë, duke rrezikuar jetën. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga kjo ngjarje, edhe pse vendi ku do të ankorohej anija ishte shumë pranë. Pasagjerët ia arritën të dilnin në breg dhe autoritetet vendosën bllokimin e mjetit lundrues dhe kontrolluan të gjithë personat e tjerë në bord për raste të dyshuarish me koronavirus. Pas kësaj ata u vendosën në karantinë dhe po kontrollohen nga policia. Në traget udhëtonin 255 pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë që ktheheshin nga Malajzia./ge

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Financave në vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur…