U infektua gjatë shtatzënisë, lind foshnjën me antitrupa kundër Covid-19

30 nëntor 2020 | 08:29

Një grua në Singapor gjatë shtatzënisë u infektua nga Covid-19 dhe, fatmirësisht, e kaloi pa shumë vështirësi.

Së fundmi ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj i cili ka rezultuar të ketë antitrupa kundër virusit.

Sipas ekspertëve, kjo gjë ka sjellë një të dhënë të re që infeksioni mund të transmetohet nga nëna te fëmija.

Foshnja lindi pa Covid, por me antitrupa për virusin.

“Mjeku im dyshon se gjatë periudhës së shtatzënisë unë i kam transferuar te foshnja antitrupat e mi”, tha Celine Ng-Chan, nëna e foshnjës.

Bazuar në informacionet e dhëna, Celine gjatë infektimit nga Covid-19 nuk kishte shumë vështirësi dhe u la e lirë nga spitali pas 2 javë e gjysmë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ende nuk dihet nëse një grua shtatzënë me Covid-19 mund ta kalojë virusin te foshnja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Punëtorët teknikë që punojnë në spitale po paralajmërojnë greva…