U intervistua nga Specialja, kthehet në Kosovë ish-komandanti i UÇK-së
04 nëntor 2022
| 13:33
Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha është kthyer në Kosovë pas intervistimit nga Gjykata Speciale.
Ai atje është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, shkruan lajmi.net.
Kthimin e Halitjahës e kanë konfirmuar familjarë të tij përmes rrjeteve sociale.
Sa i përket zhvillimeve në Speciale, vlen të ceket se nesër (e shtunë) bëhen 2 vjet prej arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Deri tash, secila kërkesë e tyre për mbrojtje në liri është refuzuar nga gjykata.