“U irrituan nga mënyra se si u interpretohej islami”, Latifi tregon pse ka rënë numri i myslimanëve në Shqipëri
04 korrik 2024
| 21:55
Në “Pressing” të T7, po diskutohet për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, ku në çështjen e besimeve fetare ka një rënie të numrit të myslimanëve, por edhe të katolikëve e rritje të numrit të jofetarëve dhe të papërcaktuerve.
Për këtë, Blerim Latifi ka thënë se një masë e madhe është irrituar me një mënyrën sesi është interpretuar Islami.
Ai ka shtuar se shoqëritë demokratik liberale kërkojnë një qasje më tolerante e të moderuar të fesë, duke thënë se me këtë nuk nënkupton vetëm për Islamin, por edhe për fetë e tjera.
“Të themi është irritu prej kësaj mënyrë sesi është transmetu Islami te shqiptarët dhe kjo ka ndiku që kjo masë e madhe me lëviz në drejtime të ndryshme”.