U kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij, kosovari arrestohet në Zvicër
15 korrik 2024
| 20:35
Një 18 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Zvicër.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Zurich, ku e zuri sherri me policinë.
Ai u vëzhgua nga një patrullë, derisa ishte duke lëvizur me një BMW nëpër vendin e quajtur Stadthausquai me një motor tejet të zhurshëm.
Kosovari u ndalua dhe iu nënstrua një kontrolli e më pas u lirua.
Atij iu dha një vërejtje për t’u larguar nga qyteti i Zurichut.
Por, i njëjti pas një ore duke bërë drift në një pistë.
Policia pas kontrollit të zhvilluar hasën në disa shenja të gomave që besohet se janë shkaktuar nga BMW-ja e 18 vjeçarit nga Kosova.
Pas verifikimeve të bëra, u vërtetua se ai ishte ndaluar edhe njëherë nga policia.
Më pas shoferi i BMW-së nga Kosova u arrestua.
Pas procedurave u dërgua në prokurorinë publike.
Me këtë rast policia e Zurichut, ka lansuar fushatën për ndalimin e shpejtësisë dhe shkeljes së rregullave në trafik.