U kap me drogë në Britani, kërkesa e shqiptarit: Dua të shoh përpara se të vdesë motrën e sëmurë me kancer
Gjykata e Kurorës në Sheffield të Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar me 1 vit burg një 44-vjeçar shqiptar, i cili punonte si “kopshtar” në një “shtëpi bari”. Izmir D. u kap nga policia në një shtëpi ku kishte kanabis, e cila nëse dilte në treg do të sillte fitime deri në 129 mijë Paund.
Ai u kap në një dhomë të shtëpisë së bashku me një person tjetër. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 44-vjeçari nuk kishte dënime të tjera.
Avokatja e shqiptarit tha se motra e 44-vjeçarit është me kancer dhe se ai dëshiron që të kthehet në shtëpi përpara se ajo të vdesë.
“Ai ka qenë në paraburgim që prej arrestimit dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që ka në mendje dhe e shqetëson më së shumti është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional”, ka thënë avokatja.