U kap me kokainë brenda takave të larta, dënohet gruaja
07 shtator 2018
| 11:05
Një grua në ShBA është lënë në burg pasi u kap duke tentuar ta kontrabandonte kokainë. Denise Marie Woodrum u kap në aeroportin e Sidneit vitin e kaluar pasi zyrtarët e kufirit i gjetën kokainë të fshehur brenda takave të larta dhe sende të tjera në bagazhin e saj.
51-vjeçarja ka pohuar se ishte mashtruar nga një person në internet. Të enjten gjykata e rrethit New South Wales ka dënuar Woodrum me 7 vjet burgim.