“U kërkoj të shoh llogarinë bankare djemve në takim të parë” 31-vjeçarja: Jam e suksesshme, dua të…
Një 31-vjeçare ka shkaktuar zemërim në rrjet pasi pranoi se këmbëngulte të shikonte të dhënat bankare të një burri në takim të parë.
Është fjala për Sofia Franklyn, e cila ka mohuar të jetë një person materlist, sepse ajo është vetë e pasur dhe e suksesshme.
Por të kesh para në bankë është një nga dy standardet që duhet të plotësojnë pretendentët për të dashur, për të treguar se janë në të njëjtin nivel me të.
Duke folur në podkastin e saj, në një bisedë me të ftuarin Leo Skepi, 31-vjeçarja rrëfeu se edhe në një takim që kishte bërë së fundmi, i kishte kërkuar të dinte bilancin në bankë.
“Nuk mendoj se është e çuditshme të kërkosh një informacion të tillë në një takim të parë. Nuk po bëj shaka. Me tre personat e fundit që kam dalë në një takim, u kam kërkuar një informacion të tillë”, ka insistuar Sofia.
Kjo e fundit ka shtuar se dëshiron që të ketë në krah një person të shëndetshëm që ka para.
“Kam një punë, jam e suksesshme dhe besoj se kam të drejtë të them ‘a jemi në të njëjtin nivel apo jam duke humbur kohë”, ka thënë 31-vjeçarja.