U kërkua për tri vjet e u akuzua se ‘ishte i përfshirë direkt me grupin që vrau Ivanoviqin’, lirohet Mihailloviqi

16 mars 2023 | 12:54

Personi i fundit i arrestuar në lidhje me përfshirjen e mundshme në vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanofiq, është liruar dje.

Prokurori i rastit ka dështuar të ofronte prova për këtë çështje që rëndonte ndaj Millan Mihailloviqit. Përveç që akuzohej “për lidhje direkte me grupin që i mori jetën Ivanoviqit”, Mihailoviqi akuzohej se ishte pjesë edhe e “një grupi të organizuar kriminal që kryente aktivitete në veri”.

Avokati i tij, Miodrag Brkljaq, ka konfirmuar “Kossev”-it se Mihailoviqi ishte liruar dje, duke shtuar se ai kishte shkuar te familja në Leposaviq.

Masa e paraburgimit ishte zëvendësuar me atë të paraqitjes në stacion policor dy herë në javë.

Avokati ka thënë se gjykatësi kishte përfunduar se gjatë pesë muajve të arrestimit të Mihailloviqit, prokurori kishte dështuar që ofronte një provë të vetme kundër klientit të tij.

Mihailloviq ishte arrestuar më 20 tetor të vitit 2022, ndërsa kishte qenë në kërkim për t’u arrestuar nga viti 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit…