U konfliktua dhunshëm në club? Sejdini: Merruni me punët tuaja!
Ish-miss Universe Albania, Trejsi Sejdini ka reaguar rreth lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në mediat rozë, ku thuhet se ka qenë pjesë e një sherri të dhunshëm në një club në Sarandë. Në një postim në “Instagram”, 19-vjeçarja ka sqaruar se ajo thjesht ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes.
“Përshëndetje! Ka disa ditë që qarkullon lart e poshtë një video ku duket sikur unë përfshihem në një debat. Faktikisht pamjet e njerëzve jashtë atij clubi të lënë ta mendosh diçka të tillë, por unë doja t’ju qetësoja sadopak të gjithëve, pasi lajmi nuk është i vërtetë. Unë kam ardhur për pushime me mikeshat e mia dhe s’kam lidhje me asnjë konflikt.
Nuk është faji im që ka njerëz që zihen nëpër clube ku jam dhe unë prezente, po kjo s’do të thotë detyrimisht që kam dhe unë lidhje me sherrin! Kështu që merruni me punët tuaja, se të ishte për portalet do më kishin nxjerrë mam të divorcuar me dy kalamaj deri tani”-ka shkruar Trejsi Sejdini.