U kritikua se nuk po “buan” tek familjet e varfëra, Ismaili: Nuk shkoj me ua shpalosë gjendjen sociale
Uran Ismaili, kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës ka thënë se idea për të kaluar natën në shtëpitë e qytetarëve të Prishtinës ka ardhur pas një analize të gjendjes në qytet dhe distancës së krijuar në mes qytetarëve dhe kryetarit të komunës.
Ismaili në ATV ka thënë se kjo ide është jetësuar në mënyrë që qytetari të jetë më afër me udhëheqësit e komunës.
Sa i përket se si i përzgjedh familjet ku do të kalojë natën, ai ka thënë se ka raste kur shkon te persona që ka takuar edhe më parë, por ka edhe raste kur qytetarët vet e ftojnë Ismailin duke i shkruar në rrjete sociale.
Mirpo Ismaili u kritikuar shumë se po zgjedh vetëm familjet me gjendje të mirë ekonomike për të “buajtur” dhe jo ato të varfra.
E në lidhje me këtë ai tha se nuk shkon për të shpalosur gjendjen sociale të njerëzve.
“Pa marë parasysh gjendjen sociale të njerërve unë nuk kam shpalos gjendjen sociale të tyre. Unë kam shku tek familje të cilan nuk kanë pasur gjendje të mirë sociale, por nuk ka qenë kamera ajo e cila duhet me tregu gjendjen sociale dhe nuk mendoj se publiku duhet të jetë “o ja pamë gjendjen sociale atij ose ktij”, për mu është e rëndësishme mirëkpritja dhe dëshira e qytetarëve për të kontribuar”, tha ai në emisionin n’nejë.