U “kryqëzua” nga tifozët, Hysaj merr vendimin e papritur
16 qershor 2024
| 22:14
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka marrë një vendim të papritur pas ndeshjes me Italinë.
Futbollisti Shkodran, ka vendosur të mbyllë të gjitha rrjetet e tij sociale.
Shkak për këtë, janë bërë sulmet e shumta të tifozëve shqiptarë, pas ndeshjes me Italinë, pasi është “kryqëzuar” në rrjet, për golin e dytë të pësuar.
Mbrojtësi kuqezi u akuzua prej tyre se mbante fajin për golin e Barelas, ku pas gjuajtjes së mesfushorit ai ul kokën dhe shmang kontaktin me topin.