U kualifikua në gjysmëfinalet e US Open, Raducanu: E kam shtyrë pesë herë biletën e kthimit

09 shtator 2021 | 17:45

Tenistja 18-vjeçare britanike Emma Raducanu, numri 150 në botë, është surpriza e këtij edicioni të US Open.

E ardhur nga faza kualifikuese, ajo ka arritur të kualifikohet deri në gjysmëfinalet e këtij grand slam deri më tani. Kjo është hera e parë që Raducanu arrin të shkojë kaq larg në debutimin e saj në US Open. Ajo ka shansin të prekë edhe finalen në rast se fiton ndaj grekes Maria Sakkari.

“Po e shijoj në maksimum këtë turne. Çdo ditë e marr me qetësi sikur të ishte dita e parë e fazës eliminatore. Nuk e prisja të isha në gjysmëfinale, por për mua kjo mbetet një përvojë e jashtëzakonshme”, ka thënë Raducanu.

Tenistja britanike shprehet se ajo kishte rezervuar avionin e kthimit që në fund të fazës eliminatore. “E kisha rezervuar biletën e kthimit kohë më parë dhe e kam shtyrë atë disa herë deri më tani, pas çdo fitoreje. Ky mbetet një problem i këndshëm për mua”, ka shtuar Raducanu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me…