U la i lirë pasi pagoi gjobën, Noizy bën postimin e parë në rrjetet sociale
Reperi i njohur, Noizy, ka përfunduar mbrëmë në prangat e policisë së Kosovës. Por pas disa orësh, Rigels Rajku është liruar. Madje ai ka bërë edhe postimin e parë në rrjetet sociale.
Noizy nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen, thjesht ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet së bashku me një person tjetër. Gjithashtu reperi nuk ka shkruar asgjë bashkëngjitur me pamjet.
Ndërkohë kujtojmë se Noizy u la i lirë vetëm pasi pagoi gjobën prej 2 mijë euro. Sipas medieve kosovare, ai u arrestua mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë, pasi ndaj tij kishte pasur një urdhër-arresti.
“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhej më herët nga Policia e Kosovës.