U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë
19 nëntor 2024
| 11:38
Xheneta Fetahu u eliminua në spektaklin e së hënës nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ishte në garë me Drenusha Latifin, pas një avantazhi që pati Gresë Gashi, e që duhej t’i dërgonte dy banorë në televotim.
Konkurrentja që u përzgjodh nga publiku për ta lënë garën përfundimisht ishte Xheneta.
Megjithatë, fati ishte në dorën e saj dhe ajo u rikthye me biletë.
“Ti kthehesh në shtëpi”, shkruhej në biletë.
Ajo reagoi menjëherë duke thënë: “Nuk keni parë asgjë, çfarë do të bëjë tani”.
Modelja ishte tejet e lumtur dhe u nis menjëherë drejt shtëpisë, për t’iu bashkuar banorëve të tjerë.