U larguan pak ditë më parë, por zv-presidenti i Drenicës shihet bashkë me Megzon Visokën dhe Robert Gjerajn
19 tetor 2024
| 18:53
Klubi futbollisti Drenica ditë më parë njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Megzon Visoka dhe Asistentin Robert Gjeraj.
Mirëpo, pak ditë më vonë, zv-presidenti i këtij klubi, Haxhi Reci është parë bashkë pikërisht me Visokën dhe Gjerajn.
Ata po përcjellin nga afër disa ndeshje të Bundesligës gjermane. Nuk dihet cila është arsyeja që i ka bërë bashkë Recin, Visokën e Gjerajn. Se a është penduar Drenica për largimin e tyre apo ata janë miq edhe jashtë sportit, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.