U liruan me ndërmjetësimin e Katarit, publikohet foto e nënës me vajzën që u mbajtën peng nga Hamasi

20 tetor 2023 | 21:20

Televizioni amerikan Fox News ka konfirmuar në mënyrë të pavarur se dy shtetase amerikane të mbajtura peng nga Hamasi janë liruar.

Një burim konfirmoi për Fox Neës se dy pengjet amerikane, një nënë dhe vajza e saj, u liruan “për arsye humanitare” pas përpjekjeve të ndërmjetësimit të Katarit.

Ato janë identifikuar si Judith dhe Natalie Raanan, të cilat fillimisht u morën nga Hamasi në Nahal Oz në Izraelin jugor pranë Rripit të Gazës.

“Në përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigada Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”, tha të premten zëdhënësi i Brigadës Al-Qassam, Abu Obaida. Brigadat Al-Qassam është krahu i armatosur i Hamasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, në një intervistë…