U martua apo jo? Dilema për jetën e aktores po pushton faqet rozë
19 shtator 2019
| 13:14
Jennifer Lawrence i ka dhënë fund beqarisë? Kjo është pyetja që po qarkullon në të gjitha faqet rozë. Aktorja 29-vjeçare është parë duke hyrë në një zyrë martesore me të dashurin 34-vjeçar, Cooke Maroney.
Së bashku me çiftin ishin edhe persona të tjerë, një fotografe dhe një mikeshë e tyre. Sipas “Page Six”, Jennifer dhe Cooke do të bëjnë një dasmë të madhe muajin tjetër. Të dy kanë më shumë se një vit që shijojnë lidhjen e dashurisë, ndërkohë që fejesën e bënë në shkurt të këtij viti.