U martua me kukullën e seksit, burrit i ndodh “tragjedia” para Krishtlindjes
Një ‘bobybuilder’ që habiti internetin kur deklaroi se ishte martuar me ‘kukullën e seksit’ në një ceremoni të çuditshme, thotë se aksidentalisht e ka thyer atë pak ditë para Krishtlindjeve.
Yuri Tolochko u martua me të fejuarën e tij të rreme ‘Margo’ gjatë një ceremonie të çmendur në Kazakistan, ku kishte të ftuar të vërtetë dhe një kërcim romantik të çiftit.
Por tani ai përballet me pritjen e ankthit për të mësuar nëse “gruaja” e tij do të mund të riparohet për periudhën festive të fundvitit.
Tabloidi britanik Daily Star shkoi për ta intervistuar mbi “hallin” e tij: “Ajo është prishur. E kam çuar për ta riparuar, është në një qytet tjetër. Kur ajo të shërohet, do të jetë si një dhuratë për të dy ne.”
Pas marrjes së famës në internet, Yuri thotë se ka nisur të ndihet xheloz për vëmendjen që merr “gruaja” e tij e re.
Ai thotë më tej me seriozitet: “Pas martesës unë vendosa të mos e tregoj më për shumë njerëz, i kam ndaluar dhe Instagramin. E di që po tregohem pak egoist por Margo është shumë e bukur dhe nuk mërzitet”.