U mbajt koncerti festiv për fëmijë “Gëzuar Pavarësia”
16 shkurt 2022
| 10:34
Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë lumit Ibër, mbrëmë është mbajtur aktiviteti kulturorë “Gëzuar Pavarësia”.
Ky aktivitet është mbajtur nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Muzikantëve të Mitrovicës.
Për të ndjekur më afër këtë koncert festiv e pranishme ishte edhe drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi.
Në këtë koncert madhështor kanë përformaur talentet e rinj, të cilët me interpretimet e tyre kanë impresionuar publikun.
Reportuazhi i këtij aktiviteti, me rastin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes cicërimave solli emocion të jashtëzakonshëm dhe u duartrokitë nga të pranishmit.