U mbajt kursi i licencës C për portierë
23 nëntor 2021
| 15:51
Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon me procesin e edukimit të kuadrove të reja të futbollit.
Gjatë kësaj jave është organizuar kursi i dytë për licencën C për portierë, ku kanë qenë të përfshirë 22 pjesëmarrës, të cilët më herët e kanë përfunduar kursin e licencës D.
Para ndjekësve të këtij kursi ka ligjëruar instruktori ndërkombëtar, David Wetzel nga SC Freiburg, teksa atij i kanë asistuar edhe instruktorët vendorë, Artan Sadriu dhe Valmir Bytyqi.
Pjesa e teorisë është mbajtur online nëpërmjet platformës “Edubreak”, derisa pjesa praktike është mbajtur në Kompleksin Nacional Edukativ të FFK-së në Hajvali.